Rusia arreston zyrtarin e lartë francez, rrezikon 15 vite burg pasi …

31.08.2020 23:31:55

Rusia ka arrestuar një zyrtar të lartë të ushtrisë së Francës pasi akuzohet për spiunazh dhe rrezikon 15 vite burg në shpallet fajtor.

Florence Parly, ministrja franceze e Mbrojtjes tha sot se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të punojë sipas parimit të sekretit të hetimeve.

Detaje të tjera nuk u zbuluar për ngjarjen, por mediat franceze zbuluan se oficeri në fjalë ka origjinë ruse dhe flet rrjedhshëm rusisht. Burimet thonë se ai punonte në një bazë të NATO-s në Itali.

Ai ishte ndaluar teksa do të kthehej në Itali pas pushimeve në Francë, dhe se po mbahet në një burg në Paris.

Rrjeti Europe 1 tha se ushtaraku u padit pasi u dëshmua se bashkëpunonte me një agjent rus të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU.

Një zyrtar gjyqësor tha për mediat se oficeri u ndalua me akuza si “shkëmbim inteligjence me fuqi të huaja, në kundërshtim me interesat themelore të kombit”.