Shqipëri/ Teuta mund sërish kampionët, durrsakët i ‘rrëmbejnë’ edhe Superkupën Tiranës

31.08.2020 23:34:27

Teuta ka mposhtur sërish kampionët e Tiranës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së vendit.

Fituesja e kampionatit dhe fituesja e Kupës zhvilluan një ndeshje mjaft të bukur në “Elbasan Arena”.

Të dy ekipet donin ta fitonin sfidën, por në fund ishin djem të e Edi Martinit që morën trofeun.

Durrsakët shënuan me fat në minutën e 21′ pas një gabimi të Ilion Likës.

Portieri nuk kontrolloi si duhet një top nga distanca dhe i dhuroi sferën Hebajt që nuk gaboi për 1-0. Ishte sërish shkodrani që dërgoi topin në rrjetë për 2-0.