“Russiagate”, paditen 13 rusë: Komplotuan kundër SHBA-ve

16.02.2018 21:34:55

Robert Mueller, prokurori special i cili po heton çështjen “Russiagate”, ka njoftuar se një komision i zgjeruar federal ka paditur 13 qytetarë rusë dhe tre entitete ruse në hetimin e ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

“Ata me vetëdije dhe qëllimisht komplotuan, – lexohet në akuzën e ngritur, – për të mashtruar Shtetet e Bashkuara me qëllim të ndërhyrjes në proceset politike dhe elektorale amerikane”.

Akuza pohon se këta njerëz ose subjekte “mbështetën fushatën presidenciale të kandidatit të atëhershëm Donald J. Trump … dhe ata diskredituan Hillary Clinton”.

Njoftimi i zyrës së Mueller pohon se akuzat janë të komplotit për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu për mashtrim bankar dhe vjedhje identiteti.

Mueller po heton lidhjet e mundshme midis qeverisë ruse dhe disa anëtarëve të komitetit zgjedhor të Donald Trump.