Ruzhdi Berisha-Arsimdashësi dhe patrioti që u sakrifikua për lirinë e Kosovës

18.04.2017 09:06:28
Abaz Çengaj
Ruzhdi Berisha është i lindur më 18 prill 1952 në fshatin Buçe të komunës së Dragashit. Shkollën fillore e kreu në Bellobrad, duke udhëtuar nga 12 kilometër në ditë.
Kah mbarimi i viteve të 60-ta, Ruzhdiu mbaroi shkollën Normale në Prizren për t’u kthyer pastaj si mësues në shkollën fillore në Llapushnik.
Në këtë shkollë erdhi profesor në vitin 1976 dhe në këtë detyrë punoi me nder¬sh¬më¬ri deri në vdekjen e tij mizore nga dora e zezë serbo-sllave. Ai nuk iu nda lëndës së letërsisë: 23 vjet. Për një mësues si Ruzhdi Berisha të gjitha këto përbëjnë një pasuri të vërtetë, një vlerë të veçantë kulturore e pedagogjike, jo vetëm lokale, por edhe mbarë kombëtare. Profesor me vizione të reja e të qarta, larg shablloneve të arsimit komunist e serbo-sllav, me një ligjë¬ri¬me me nivel të lartë të progra¬me¬ve të letërsisë kombëtare, e cila gjë do t’i tmerron puthadorët e okupatorit serb. Ai ndikoi fuqishëm me formimin ko¬m¬bëtar të disa breza të nxënësve opojanë, duke fituar respektin e admi¬ri¬min e mësimdhënësit të aftë e të preferuar e duke u bërë, gjithashtu, modeli më i spikatur i edukatorit, intele¬k¬tu¬alit dhe i qytetarit patriot.
Ishte njohës i thellë i letërsisë shqipe e botërore, dhe me një kompe¬te¬ncë admiruese i interpretonte temat e më¬si¬mit me material e interpretim të ri kombëtar, e jo siç vepro¬nin kolegët e tij, që ishin gjithnjë besnik të sistemit monisto-komunist e sllavist. Ai i jepte orës së mësimit freski, nxis¬te kureshtjen dhe emocionet kombëtare e patriotike tek nxënësit dhe i bënte ta donin mësuesin dhe lëndën e letërsisë. Ai kurrë nuk pati probleme me nxënësit dhe askush nuk i kërkoi notë më të lartë sesa vlerësimi që u kishte bërë. Edhe në raport me shokët, ishte modest e tepër i sjellshëm:nuk të fyente edhe kur ndodhej para mediokritetit :kishte fisnikërinë e qytetarinë e njeriut të zakonshëm. Me formimin e Degës së Lidhjes së Ar¬si¬mtarëve Shqiptarë (LASH) në Opojë, ngase treva e Go¬rës kishte pranuar plan-programet serbe, ishte zgjedhur kryetar i LASH-it dhe kishte dhënë një kontribut të jashtë¬zakonshëm në mbrojtjen e arsimit shqip në Kosovë.
Krahas punës së mësuesit ai s’reshti se punuari edhe në çështjen kombëtare, ngase vendi i tij Kosova ishte nën oku¬pimin e egër ushtarako-policor serbo-sllav. Ishte njëri nga nismëtarët e formimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Sharr. Në zgjedhjet parlamentare dhe presiden¬ciale të vitit 1992 dhe 1998, si kandidat i LDK-së është zgje¬dhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjatë eksodit të 31marsit të vitit 1999, Ruzhdiu nuk e lëshoi fshatin e tij të lindjes, Buqën, komunën e vet të Sha¬rrit dhe shtetin e tij, Kosovën. Ai mbeti dhe iku para kohe nga dora gjakatare e vrastare serbe. Dita e gje¬t¬jes së kufomës së Ruzhdiut hyri me dhimbje në çdo zemër opojane e shqip¬tare, i cili në Kosovën e lirë për kontributin e dhënë në fu¬shën poli¬ti¬ke dhe ushtarake, shpallet dëshmor i kombit.
Pas luftës Ruzhdiu në shtator 1999, u gjet i vrarë në Pikëllimë. Trupi i tij ishte i dekompozuar dhe me shumë pak shenja identifikimi. Me mbledhjen komemorative në hollin e gjimnazit në shtatorin e parë të pasluftës, e dha lamtumirën e tij në këtë shkollë, me lotët e kolegëve, të bashkëfshatarëve, të familjes e bashkëveprimtarëve duke lënë mbrapa fotografinë e tij si fletë përkujtim të ngjitur në dyert hyrëse të gjimnazit.

Pikërisht, duke i pasur parasysh të gjitha këto virtyte të tij dhe mbi të gjitha si profesor i kësaj shkolle e dëshmor i kombit, Këshilli i arsimtarë¬ve i kësaj shkolle dha unanimisht propozimin, që shkolla e tyre ta mban emrin Ruzhdi Berisha.

Me 18 prilli 2005 shkolla e mesme “Emin Duraku” në Dragash u riemrua me emrin e profesorit dhe dëshmorit Ruzhdi Berisha dhe sa herë që të shënohet dita e shkollës, shokët, kolegët, ish nxënësit e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”, madje dhe brezat që do të vinë në këtë qytezë, do ta ndiejnë me dhimbje, respekt e krenari Ruzhdi Berishën, jo vetëm si njeri e qytetar dinitoz, por edhe për një dimension tjetër të figurës së tij: si një profesor të shquar, një profesor nga më të kompletuarit, nga ata që vështirë se do t’i vinë letërsisë në shkollën e mesme. Ai i kishte të gjitha virtytet e nivelet: shkencore, pedagogjike, artistike, intelektuale e etike, dhe me përvojën profesionale të pandërprerë 23 vjeçare, u bë një nga shtyllat e palëkundura të nderit e të sukseseve të kësaj shkolle.