Saimir Tahiri fjalë emocionuese pas largimit nga posti i ministrit

13.03.2017 20:16:14
Ish-ministri i brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për tu dhënë lamtumirën Policisë së shtetit.

Ai ka thënë se ka shumë arsye që të jetë krenar me Policinë, pasi sipas tij ata kanë shumë punë përpara dhe gjithmonë mundohen për të mirën e vendit, transmeton lajmi.net

“Nuk kam aq fjale sa te falenderoj sa duhet secilin prej jush per mbeshtetjen, por kam aq fuqi sa mos e harroj kurre e te perulem gjithmone me respekt. Kam punuar kaq kohe e sot kam plot arsye te jem krenar per Policine e Shtetit”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Lexo postimin e plotë të Saimir Tahirit:

Nuk kam aq fjale sa te falenderoj sa duhet secilin prej jush per mbeshtetjen, por kam aq fuqi sa mos e harroj kurre e te perulem gjithmone me respekt.

Kam punuar kaq kohe e sot kam plot arsye te jem krenar per Policine e Shtetit.

Per vajzat dhe djemte, burrat dhe grate qe nuk kane mundesi mjaftueshem ta thone publikisht sa shume mundohen per vendin tone.

Sot flet puna e secilit prej tyre.

Sot pas cdo uniforme, ka njerez te shkelqyer qe sherbejne me pasion.

Ka pune plot perpara, por kthim pas nuk do kete dot.

I falenderova per gjithcka kane bere e per gjithcka jane ne gjendje te bejne sot e gjithmone. E do i falenderoj gjithmone

FALEMINDERIT te gjithe djemve dhe vajzave, grave dhe burrave qe i dhane krenari Policise se Shtetit.

Sot ia vlen me shume se kurre, dhe nuk jam i vetmi qe jam krenar me ju