Sandviçi i nxehtë dhe i lehtë për t’u përgatitur

19.07.2016 12:13:24

Ata nuk zënë shumë vend në çantë dhe mund t’i merrni me vete edhe në punë.

Sandviçi me domate të nxehta dhe djathë brusketa

Përbërësit:  Një baguette (bukë për sandviç), tri domate, një qepë, një karafil të hudhrës, gjysmë lugë gjelle borzilok të tharë, pak kripë dhe piper të zi, 200 gramë djathë mocarela.

I kombinoni domatet e prera me qepën, hudhrën, borzilokun, kripën dhe piperin në një tas. Ato i hidhni aty me kujdes, pastaj e mbuloni tasin me një kapak dhe e vendosni në frigorifer.

Furrën e nxehni në 190°C, ndërsa bukën për sandviç në mënyrë diagonale e preni në 12 rriska. E nxehni bukën në furrë për pesë minuta derisa të merr ngjyrë ari. Temperaturën e ktheni në 120°C. Sallatën me domate e vendosni në bukë me një lugë gjelle. Çdo sandviç e mbuloni me rriska të holla të mocarelës.

Bukën e sandviçit e nxehni prapë në furrë derisa të shkrihet djathi (kjo merr kohë vetëm dy minuta).

Sandviçin e shijshëm e shërbeni menjëherë!