Sarandë, vritet me armë 47-vjeçari; viktima gjendet në rrugë nga familjarët

25.09.2016 09:50:36

Rreth orës 00:35, në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Policia ka filluar menjëherë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen dhe ka bërë të mundur identifikimin e viktimës si shtetasi Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë. Viktima është vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës, Artur Bardhi.

Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës (djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit “Automatik” në rrugën hyrëse të këtij fshati.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.