Sekondë pas sekonde: Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një veturë përfundon në det (Video)

25.07.2017 09:26:53

Në një video të publikuar në internet shihet një veturë e cila del nga rruga duke rënë në det.

Siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në brigjet e Bosforit në Stamboll.

Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur një moment të tillë, duke na e sjellë ngjarjen sekondë pas sekonde.

Siç shkruajnë mediat më tej, shkaqet nuk dihen.

Çfarë dihet është fakti se shoferi është nxjerrë nga rojet e sigurisë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. /Telegrafi/