Sekretari Amerikan Tillerson: Përshëndesim përparimin që Kosova ka bërë në zhvillimin e demokracisë

15.02.2017 01:00:47

Sekrati Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj në emrin e presidentit Trump dhe qytetarëve amerikanë, me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë.

Sekretari Tillerson ka vlerësuar miqësinë e fortë që kanë SHBA-të  me Kosovën, si dhe ka vlerësuar përparimin që Kosova ka bërë në zhvillimin e demokracisë, institucioneve multietnike gjatë nëntëviteve të pavarësisë.

Në emër të presidentit Trump, dhe qytetarëve të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj qytetarët e Kosovës në përvjetorin e nëntë të pavarësisë që do ta festoni me 17 shkurt.

Shtetet e Bashkuara vlersojnë miqësinë e fortë që kanë me Kosovën, të bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne përshëndesim përparimin që Kosova ka bërë në zhvillimin e demokracisë, institucioneve multi etnike gjat nëntë viteve të pavarsisë. Në 2016, Shtetet e Bashkuara ishin të kënaqura për medaljen e parë të Kosovës në lojërat olimpike, dhe përfaqësusen e Kosovës në vitin e parë në FIFA. Ne shohim përpara për të arriturat e vazhdueshme të Kosovës, si ajo punon për të forcuar sundimin e ligjit, për të ndaluar ekstremizmin e dhunshëm, dhe për të ndërtuar marrdhënie pozitive me fqinjët e saj dhe mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën të ketë suses, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me udhëheqësit e saj dhe njerëzit në kërkim të paqes dhe prosperitetit.” – thuhet në urimin e sekretarit Tilerson.