Sëmundjet mendore: Vitamina e trurit që zëvendëson ilaçet, pse psikiatrit e fshehin

24.02.2019 23:23:26
-02/11/07-victoria **FOR VANCOUVER SUN** Dr. Abram Hoffer, 89, has won the Dr. Rogers Prize for work in Complimentary and Alternative medicine. Hoffer says the two most important vitamins are Niacin and vitamin C. victoria,BC.(Photo by Debra Brash/ Victoria Times Colonist). For City story by Stand Alone

Vitamina B3 (niacin) është provuar shkencërisht se është e efektshme kundër psikozës, e megjithatë psikiatrit pak e përdorin, edhe pse efekti i saj dihet prej 50 vitesh

Nga Andrew W. Saul

Kryeredaktori i Mjekësisë Orthomoleculare

Vitamina B3, e njohur ndryshe si Niacin ose acid nikotinik, është një komponim organik i tretshëm në ujë, me formulë C6H5NO2.

Emri “Niacin” rrjedh nga acid nikotine + vitamin. Ajo është e njohur edhe si (acid nikotine) dhe ka 2 forma të tjera, niacinamide (nikotinamid) dhe inositol hexanicotinate, të cilat kanë efekte të ndryshme nga Niacin.

Vitamina B3 ëshë e nevojshme për trupin e njeriut.

Ajo ndihmon në konvertimin e ushqimit në glukozë, prodhon energji, prodhon makromolekula, duke përfshirë acidet yndyrore. Riparon ADN dhe largon stresin…

POR, në vijim, do t’ju flasim për rolin madhor të niacinës apo vitaminës B3, për trajtimin e sëmundjeve mendore e sidomos, skizofrenisë.

Sa më poshtë, vjen një referencë profesionale nga Andrew W. Saul kryeredaktori i revistës amerikane prestigjioze Mjekësia Orthomoleculare, të transmetuar në blogun e wordpress-it psikolog1, ku flitet rreth një libri të famshëm se si janë përmbysur sëmundjet mendore me vitaminën B3, të shkruar nga Dr. Abram Hoffer (shkrimi origjinal gjendet në sajtin amerikan: doctoryourself.com).

EKSPERIMENTE DIREKT ME PACIENTE

Vitamina B3 (niacin) është provuar shkencërisht se është e efektshme kundër psikozës, e megjithatë psikiatrit pak e përdorin gjerësisht, edhe efekti i saj dihet prej 50 vitesh.

Në vitin 1952, Abram Hoffer, Phd. në mjekësi, sapo kishte mbaruar praktikën mjekësore në psikiatri.

Ai provoi me eksperimentet e tij të kontrolluara me placebo, të llojit double-blind, se vitamina B3 mund të shërojë skizofreninë.

Çdokush do kishte menduar se psikiatrit do të kishin bërë të pamundurën për të përsëritur eksperimentin e tij dhe të kolegut, Humphrey Osmond.

Por, në psikiatrinë moderne, niacina dhe skizofrenia janë mënjanuar në një qoshe, larg shikimit.

Pacientët, të trajtuar deri në nënshtrim me qetësues apo me Prozak për në botën e çudirave, janë apatikë ose të pastrehë, çka e bën pothuaj të pamundur që të marrin vitamina. Skizofrenikët në institucione kanë ushqyerje disi më të mirë.

Vitaminat nuk përdoren, sepse, të gjithë “e dinë”, se vitaminat nuk i shërojnë sëmundjet “e vërteta”.

Por mjeku Hoffer kundërshton.

Për gjysëm shekulli ai ka kundërshtuar.

Kundërshtimi i tij kryesor ka qenë: sëmundja, përfshirë sëmundjen mendore, nuk shkaktohet nga mungesa e ilaçeve.

Por shumë lloj sëmundjesh, sidomos sëmundjet mendore, mund të shkaktohen nga mungesa e vitaminave.

Kjo ka kuptim, dhe eksperimentet e kanë mbështetur.

Libri i Hofferit “Vitamina B3 dhe skizofrenia” e provon këtë.

LIDHJA MENDJE-USHQIM, SHËRIMI ME NIACIN

Personalisht, duhet ta kisha vënë re lidhjen mes ushqyerjes dhe mendjes, gjatë netëve të gjata pa gjumë në universitet, gjatë të cilave haja me shumicë ëmbëlsira.

Nuk isha psikotik, por gjithsesi mendjen e kisha të çoroditur nga sheqeri, ushqimi fast-food dhe adrenalina të cilat më mbanin zgjuar deri në 3 të natës.

Humorin e kisha përtokë, mendjen të axhituar, nuk flija dot, nuk më zinte vendi dhe nuk buzëqeshja.

As më shkonte mendja kurrë se ushqyerja mund të ishte shkaku.

Sepse, me shumë kujdes na e kanë ngulitur në mendje se janë ilaçet që shërojnë dhe jo dieta.

Aq më tepër jo vitaminat sintetike!

Por e vërteta do të dalë!

Tre vjet më vonë, pashë për herë të parë se si niacina ndihmoi një person.

Ishte një rast klinik tipik, i diagnostikuar saktë, i pashërueshëm.

Ishte skizofrenik në një spital psikiatrik.

Por sigurisht niacinën nuk e piu në spital.

Atje nuk jepen vitamina.

Jo, prindërit e pacientit ishin kaq të dëshpëruar, sa ishin gati të provonin gjithshka, edhe nutricionin.

Ndoshta sepse djali i tyre ishte kaq i dhunshëm, saqë e dëbuan nga azili dhe e nisën tek prindërit.

Një ditë të bukur, nëna dhe babai i tij arritën ta bindin të pijë 3,000 mg niacin dhe 10,000 mg vitamin C.

Fillimisht një i pagjumë kronik, ai reagoi duke fjetur 18 orë rresht natën e parë dhe duke u sjellë plotësisht normal brenda disa ditëve.

E kisha njohur më parë, dhe e pashë pas marrjes së vitaminave.

Kisha folur me prindërit e tij rregullisht.

Ky përmirësim ishte i mahnitshëm.

Ca kohë më vonë, provova niacinën që të shikoja nëse më ndikonte në pagjumësinë time.

Zbulova se funksiononte, madje në dozë të vogël, e shumta 100 mg.

Po të pija më shumë më skuqeshin faqet.

Më vonë zbulova se po të haja fast food ose sheqer në sasi të konsiderueshme, mund të pija 500 mg a më shumë vitamin B3 pa pasur skuqje, pa pasur efekte anësore, me një mendje të qetësuar.

CFARË I BËN NIACINA TRUPIT DHE MENDJES

Në librin e vet “Vitamina B3 dhe Skizofrenia”, Dr. Hoffer e shpjegon kështu:

1) Në përgjithësi, sa më i sëmurë të jesh, aq më shumë niacin mund të pish pa pasur efekte anësore. Pra, nëse ke nevojë për niacinën, trupi do e përthithë mirë. Ku shkon? Një pjesë e mirë e saj përdoret për të prodhuar enzimën NAD.

2) Niacina vepron si anti-histaminik. Shumë persona me sjellje psikotike vuajnë nga alergjitë cerebrale. U duhet më shumë niacinë për të përballuar alergjitë. Ata duhet të ndërpresin së piri ushqimet ndaj të cilave kanë ndjeshmëri, kryesoret ndër to: fast-fudet dhe sheqerin.

3) Është një substancë që gjendet me shumicë tek skizofrenikët. Ky është adrenokromi. Adrenokromi është adrenalinë e oksiduar dhe ka efekt të ngjashëm me drogën LSD në trup. Adrenokromi mund të shpjegojë sjelljen e skizofrenikëve. Niacina ndihmon që trupi të prodhojë më pak adrenokrom.

Dr. Hoffer ka trajtuar me mijëra pacientë për rreth 50 vite. Eksperienca e tij ka qenë gjithmonë po ajo: vitamina B3 ndihmon të sëmurët me skizofreni.

SHËNIM: Ushqime shumë të pasura me vitaminë B3 janë mëlçitë, mishi, kurse me vitaminë C, janë limoni, kivi, portokallja, domatja, speci etj (shihni listën e ushqimeve bashkangjitur)

Libri i Hofferit: Vitamin B-3 and Schizophrenia: Discovery, Recovery, Controversy by Abram Hoffer, MD. Quarry Press, Kingston, Ontario Canada (1998) ISBN 1-55082-079-6

USHQIME TË PASURA ME NIACIN – VITAMIN B3

– Mëlçitë.

– Pulat.

– Gjeli i detit.

– Arrat.

– Bishtajoret.

– Misri.

– Gruri i plotë.

– Qumështi, djathi.

– Peshku-ton, salmon.

– Spinaqi, sallata jeshile, lakërishta.

– Fara luledielli.

– Bathët.

– Vezët.

– Domatet.

– Patatja e ëmbël.

– Karrota.

– Avokado.

– Kikirikët/gjalpi i kikirikëve.

– Kërpudhat shiitake.

– Salcë soje.

EFEKTET TRAJTUESE Të VITAMINëS B3

– Funksionin normal të sistemit nervor.

– Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

– Zvogëlon incidencën e astmës.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer.

– Mirmbajtjen e lëkurës dhe mukozës.

– Funksionet normale psikologjike.

– Redukton lodhjen.

– Zvogëlon rrezikun e kancerit të gojës dhe fytit.

– Zvogëlon simptomat e Diabetit.

– Ul nivelin e kolesterolit të lartë.

– Parandalon atherosclerosis.

– Ruan mëlçinë nga dëmtimet.

– Ruan lëkurën, largon puçrrat e rinisë dhe lebrën.

– Mbron sistemin nervor.

Shkaku kryesor i mungesës së vitaminës B3 është kequshqyerja dhe alkoolizmi kronik.

MUNGESA E VITAMINËS B3 MUND TË SHKAKTOJË

– Lodhje.

– Të vjella.

– Plagë dhe skuqje të lëkurës.

– Depression, stress.

– Ulçëra të gojës.

– Diarre.

– Dermatit.

– Sëmundje psikike.