Senatori Rand Paul thotë se u sulmua nga një turmë e njerëzve pranë Shtëpisë së Bardhë

28.08.2020 11:22:27

Rand Paul, i cili ndoqi kongresin e Partisë Republikane, ku u nominua për president, Donald Trump, tha se ishte sulmuar nga një “turmë e zemëruar” e njetëzve në Uashington.

Senatori 57-vjeçar amerikan ka pohuar se ishte sulmuar nga 100 persona pranë Shtëpisë së Bardhë gjersa ka shpëtuar fal intervenimit të policisë.

“Sapo u sulmova nga një turmë e zemëruar prej mbi 100 njerëzve, një bllok larg Shtëpisë së Bardhë. Faleminderit Departamentit të Policisë që më shpëtojë jetën nga një turmë e çmendur”, shkroi senatori në llogarinë personale të Twitterit, transmeton Telegrafi.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale, të cilat nuk mund të verifikohen, shfaqin senatorin dhe gruan e tij, Kelley duke ecur në rrugë, ndërsa turmat u mblodhën pranë tyre duke bërtitur gjersa policia përpiqet të mbrojë çiftin.

Policia mund të dëgjohej duke i kërkuar turmës që të ‘kthehej mbrapa’, ndërsa ata shoqëruan senatorin në hotelin e tij.

Ndryshe, policia amerikane ka filluar hetimet dhe për momentin nuk e ka të qartë se cila ishte arsyeja e sulmit nda senatorit amerikan.