Me 29.11. 2016, nje delegacion i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Personave me Aftësi të Kufizuara i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetarja e këtij komisioni deputetja Lirije Kajtazi, po qëndron në Bruksel në konferencën e organizuar nga Parlamenti i Evropës me temën “Konferenca për Ballkanin Perendimor për Persona me Aftësi të Kufizuara”.
Deputetja Kajtazi prezantoj temën “Qasja e lirë e Përsonave me Aftësi të Kufizuar në shërbimet e transportit dhe përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës”
Gjatë prezantimit ndodhi një incident i shkaktuar nga delegacionit serb i cili insistonte nga organizatori që Kosova mos të jetë pjesë e kësaj konference
Deptetja Kajtazi në reagimin e saj deklaroj se “ ky është një një mentalitet primitiv i cili fyen vlerat e BE-së. Tani Kosova Republikë është pjesë e një realiteti që e kanë njohur 112 vende pjesa më e madhe e tyre me demokraci të zhvilluar. Dhe njohja e Kosovës nga ana e Serbisë është për të mirën evropiane të saj dhe Kosovës.
Organizatori i konferencës, delegacionit kosovar i ofroj mundësi dhe prezantim të nivelit shtetror përkundër reagimit serb.









































