Sergej Lavrov: Kushti i BE-së ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, i...

Sergej Lavrov: Kushti i BE-së ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, i vrazhdë

21.02.2018 11:36:53

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kritikoi edhe vendet perëndimore në qasjen që po i bëjnë Serbisë, duke e vënë atë para një akti “ose me Perëndimin, ose me Rusinë”, është tejet e vrazhdë.

Kështu deklaroi ministri i Jahtëm rus, Sergej Lavrov, i cili sot viziton Beogradin me rastin e shënimit të 180 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Por në këtë vizitë bëhet e ditur se do të trajtohen edhe disa çështje jetike për rajoni dhe më gjerë, thuhet në mediet serbe.

Dhe, në kuadër të këtyre çështjeve, gjithësesi do të trajtohet edhe çështja e Kosovës, si pikë më e ndieshme, transmeton RTK.

Duke mbështetur, kështu, politikën serbe ndaj Kosovës, Moska zyrtare ka bërë të njohur qëndrimin e saj ndaj Kosovës edhe në KS të OKB-së, duke u thirrur në Rezolutën 1244.

Ndërkaq me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Moska zyrtare reagoi duke e cilësuar Kosovën “si një vrimë e zezë, ku lulëzon korupcioni e niveli i sigurisë është në pikën kritike”.

Tutje, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kritikoi edhe vendet perëndimore në qasjen që po i bëjnë Serbisë, duke e vënë atë para një akti “ose me Perëndimin, ose me Rusinë”, duke përsëritur gabimet me Ukrainën, kështu edhe kërcënimet e tilla të Brukselit ndaj Serbisë se nuk mund të anëtarësohet në BE pa njohur Kosovën, janë tejet të vrazhda”.