Sfida me refugjatë, tentim-vjedhje në Prishtinë

21.11.2020 12:04:10

Sipas raportit të Policisë, asgjë nuk ështe vjedhur por xhami i kioskës dhe njësori i rrymës është dëmtuar,

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 20.11.2020 – 03:15. Është arrestuar një mashkull nga Libia i cili është hasur duke tentuar të kryej vjedhje në një kioskë pronë e ankuesit  mashkull kosovar. Sipas viktimës nuk i është vjedhur asgjë përveç dëmtimit të xhamit dhe njësorit të rrymës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.