SHBA, 4 të vdekur gjatë një turneu argëtimi. Plagoset dhe një shqiptar

26.08.2018 22:02:11

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një turne në Jaskconville Landing, në Jacksonville, në Florida të SHBA-ve.

Zyra e sherifit ka bërë thirrje njerëzve me një “tweet” të qëndrojnë larg zonës, e cila “për momentin nuk është e sigurt”. Raportohet se ka viktima dhe të plagosur: një bilanc i parë flet për të paktën 4 të vdekur dhe 11 të plagosur.

Në zonën ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, po zhvillohej një mega-turne ‘online’ i Madden-it, video-lojë e dedikuar futbollit amerikan NFL. Turneu po zhvillohej në një zonë të  Jacksonville Landing.

“Madden NFL 19” është një video-lojë e bazuar në NFL, kampionati amerikan i futbollit. Veprimtaria po zhvillohej në GLHF Game Bar të Jacksonville.

“TgCom” shkruan se shqiptari Drini Gjoka, i cili ka fituar edicionin e shkuar të “Madden Challenge”, pohon në “Twitter” se është plagosur, pasi të shtënat me armë zjarri kanë goditur edhe atë në gishtin e dorës. “Jam me fat. Plumbi ka goditur gishtin tim. Dita më e keqe e jetës sime”, – shkruan Gjoka në “Twitter”

Video ku dëgjohen edhe të shtënat: