“SHBA e di mirë që këtë tentativë për grusht shteti e ka bërë Gyleni”

24.07.2016 11:16:19

Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdağ ka deklaruar sot në lidhje me tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETÖ se: ”Jam i bindur se shtrirja e tyre në gjyqësor dhe administratën civile dhe në pjesën tjetër të administratës, në një farë mënyre kanë të bëjnë me këtë tentativë për grusht shteti. Ashtu sikurse di emrin tim di dhe që elementët e tyre në gjyqësor kishin dijeni se tentativa për grusht shteti do të ndodhte ditën e premte”, raporton Anadolu Agency .

”SHBA e di mirë që këtë tentativë për grusht shteti e ka bërë Gyleni”

Bozdağ në fjalën e tij tha gjithashtu se ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë mirë se këtë tentativë për grusht shteti e ka bërë Gyleni. I nderuari Obama aq sa di emrin e tij di edhe për këtë gjë. Jam i bindur që shërbimet inteligjente amerikane e dinë. Jam i bindur që Sekretari amerikan e di. Shkurtimisht pas kësaj ore di që nuk kanë as edhe më të voglin dyshim për këtë”