SHBA e njeh Talat Xhaferin si kryeparlamentar të ri të Maqedonisë

27.04.2017 22:20:20

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë. Ata thonë se dhuna nuk është në pajtim me demokracinë dhe nuk është e pranueshme mënyra e zgjidhjes së krizës.

Ambasada amerikane me këtë deklaratë për mediat ka konfirmuar se SHBA e njeh Xhaferin si kryeparlamentar të ri të Maqedonisë.

“Ne dënojmë dhunën në Parlament në çdo kuptim të fjalës. Kjo nuk është në pajtim me demokracinë dhe është e papranueshme. Është e rëndësishme që gjithë partitë të respektojnë proceset demokratike dhe të përmbahen nga aktivitetet e dhunës të cilat do ta keqësojnë situatën. Shumica e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. Ne do të punojmë me atë për mbështetje të demokracisë dhe të përparojmë interesat e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e SHBA-ve.