SHBA, ngrica rekord në Nju Jork; vonesa dhe anulime në ‘Jfk’

07.01.2018 16:58:49

Veri-lindja e SHBA-ve është akoma e përfshirë nga moti i keq dhe ngricat pas kalimit të “Ciklonit bombë”, me temperatura mjaft të ulëta që shkojnë deri në -50 gradë.

Sa i takon transportit, është akoma kaos, edhe pse jo si dy ditë më parë, kur u anuluan më shumë se 5 mijë fluturime me avion.

Aktualisht, dy aeroportet me vështirësinë më të madhe, janë “Jfk” i Nju Jorkut dhe ai i Charleston në Karolinën e Jugut, të cilët po përjetojnë vonesa në orare dhe anulime.