SHBA nis spërkatjen e qiellit me llak, pse po ndodh kjo?

29.03.2017 12:58:15
ashmë është zyrtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tyre kanë nisur spërkatjen e qiellit me një lloj llaku të quajtur “Geoengineering”, kjo nismë është ndërmarrë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Shkencëtari i Havardit, David Keith dhe partneri i tij Frank Keutsch ideuan krijimin e një “llaku”, i cili përbëhet nga oksidi i aluminit dhe kimikate të tjera për të realizuar eksperimentin e pagëzuar me emrin “Geoengineering”. Qëllimi i këtij eksperimenti është të menaxhimi i rrezatimit diellor, (SRM) ose siç e quajnë dy shkencëtarët për të bllokuar rrezet e tepërta të diellit.

Eksperimenti “Geoengineering” nuk është pritur dhe aq mirë, pasi kanë nisur të qarkullojnë zëra se qëllimi i vërtetë nuk është modifikimi i motit dhe ulja e ngrohjes globale, por pas “Geoengineering” fshihen qëllime ushtarake.

Revista teknologjike “MIT’s Technology Review” i ka dedikuar një artikull të plotë këtij eksperimenti, ku mes rreshtash dallohen qartë kritikat për dy shkencëtarët që e kanë ndërmarr këtë nisëm.

Të dy shkencëtarët e Havardit e kanë testuar eksperimentin në një shkallë shumë të vogël të kushteve atmosferike, të cilat nuk ofrojnë njohuri të plota për klimën dhe rreziqet nuk njihen mirë, ndaj sa mund ta lehtësojnë këta dy shkencëtar ngrohjen globale,- shkruhet në artikullin e “MIT’s Technology Review”.

Por gazetari James Temple, i cili ka përgatitur këtë artikull ka shkuar edhe më tej duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi punën e dy shkencëtarëve. Ai sigurisht i përgëzon për nismën e marrë dhe artikullin e ka mbyllur me fjalët “ndoshta duhet të kishte nisur që një dekadë më parë, por nuk duhet të harrojmë sesa mundemi dhe kur mundemi”. Por gjatë gjithë artikullit lindin dilema të tilla si klima e një laboratori ku është testuar “Geoengineering” a është e njëjtë me klimën e çdo vendi, apo kanë implentuar klimën e çdo vendi brenda laboratorit dy shkencëtarët?!

Gazetari Temple nuk ka harruar të përmendi dhe një rastin kur dy shkencëtarët gjatë vitit 2011 nisën për fluturim një tullumbace që ishte e mbushur me Geoengineering dhe që fluturoi përgjatë zonës së Arizonës. Atë ditë qiellit ky llak i faturoi ai gjobë një mjegull të dendur, e cila përbëhej nga dioksdi i squfurit, aluminit dhe karbonat kalciumi. Pyetja që gazetari ngreh është “Si mund të arrihet të zvogëlohet ngrohja globale me kimikate”. Sigurisht që gazetari i ka dhënë përgjigje, e cila ishte ” Shpresoj që dy shkencëtarët ta kenë llogaritur shkallën e ndërveprimit të këtyre kimikateve mirë, për të arritur tek zvogëlimi i ngrohjes globale.

Edhe prestigjiozja “The Guardian”, i ka dedikuar një artikull eksperimentit, por janë fokusuar më shumë tek buxheti i projektit dhe se çfarë po ndodh me të vërtetë.

Shkencëtarët amerikanë janë të vendosur injeksione deri në 20 km në stratosferë për të arritur atë që u quajt “Geoengineering”, i cili synon të studioj mundësinë e ngohjes globale”, kështu e ka nisur artikullin Arthur Neslen, gazetari i The Guardian artikullin.

Pra që në krye të herës gazetari e ka shprehur se “Geoengineering” duhet parë si një mundësi dhe jo si një shpëtim.

Projekti ka nisur me 20 milion $ dollarë nga Universiteti i Havarit dhe më pas iu bashkuan nismës Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe OKB-ja, por nuk u nis nga idetë e dy shkencëtarëve,por nga ideja e ideja e drejtorit të CIA-s, John Brennan. Ishte ai i pari që propozoi këtë llak për qiellin me arsyen menaxhimin e rrezeve diellore,- argumenton në artikull gazetari.

Në artikullin e “The Guardian” shkruhet edhe se qytetarët nuk janë të aftë të dallojnë se me çfarë do të mbulohet qielli i ShBA-së dhe se historia e SHBA-së njihet për qytetarët që kanë rënë viktima të eksperimenteve të gabuara.

Gazetari Arthur Neslen ngre akuza të forta duke e quajtur këtë eksperiment si një gjymtyrë e një plani ushtarako-industrial. Spërkatja ka nisur thotë gazetari dhe ndoshta më e keqa ka ndodhur tashmë.