SHBA, të shtëna në klubin e natës,1 i vdekur dhe 15 të plagosur

26.03.2017 14:24:56

Një i vdekur dhe trembëdhjetë të plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur në Ohio të SHBA-së. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Ende nuk është e qartë se çfarë i nxiti të shtënat brenda klubit “Cameo” rreth orës 1:30 të mëngjesit, ndërsa për autoritetet ende nuk dihet se kush janë të dyshuarit e ngjarjes. “Mbrëmjeve të të shtunave ai klub mbipopullohet. Kemi pasur incidente edhe në të kaluarën këtu, por kjo e sotmja është ngjarje që ka kaluar limitet”, thotë oficerja e policisë Kim Williams.

Nga sa mësohet janë plagosur 15 persona, disa prej të cilëve janë transportuar në spitalet më të afërta të zonës përmes autoambulancave. Policia ndërkohë kërkon edhe ndihmën e kujtdo që ka informacione të vlefshme mbi ngjarjen, ndërsa ka nisur të hetojë nëse ka pasur kamera mbikëqyrjeje dhe nëse kanë qenë funksionale përreth vendngjarjes. Sipas shërbimeve mjekësore, të paktën një person tjetër është në gjendje kritike në Qendrën Mjekësore Universitare të Cincinnatit.