SHBA tejkalon shifrën prej 2 milionë rasteve me COVID-19

11.06.2020 08:19:51

SHBA ka publikuar bilancin e përgjithshëm të rasteve me COVID-19.

Tani ka të paktën 2,000 464 raste të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Të paktën 112.924 njerëz kanë vdekur në vend pas kontraktimit të virusit.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Amerikë arriti në një milion në 28 Prill, sipas bazës së të dhënave të universitetit.