Shefi i AKI-së i ofron dorëheqjen kryeministrit Haradinaj

10.04.2018 16:50:08

Shefi i AKI-së, Driton Gashi i ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita që ka mbajtur, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

“Po është e vërtetë, ka disa sitë që e ka dorëzuar pozitën e tij”, ka thënë Gashi.

Kryeministri Haradinaj para disa jave kishte kërkuar nga Driton Gashi që të lirojë pozitën e tij, pas skandalit që plasi me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Por, krahasuar me ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, Gashi nuk e kishte liruar pozitën e pëlqimin për këtë nuk e kishte dhënë as Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Haradinaj i kishte kërkuar dorëheqje edhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, i cili e dorëzoj detyrën javën e kaluar.