Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti: Zyra e kryeministrit nuk është zyre e AAK

19.09.2017 19:59:44

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar sot kryeministrit Haradinaj me kryesin e AAK të Pejës në zyrën e tij.

Përmes një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se “Zyra e Kryeministrit nuk është zyre e AAK-se. Ajo zyre nuk guxon te kthehet ne shërbim të fushatës zgjedhore te AAK-se. Kjo tregon modelin e qeverisjes qe nuk do te lejojmë te vazhdoje”, ka thënë Hoti.

Po ashtu ai është shprehur se është e  pa kuptimte deklarimi i Haradinajt se është kryeministër i te gjithë qytetareve, ndërkohe qe ne zyrën e tij takon aktivistet e partisë se tij si në kohe fushate.

Kryesisa e AAK-së në Pejë ka vizituar sot kryeministrin Ramush Haradinaj, ku përmes një komunikatë thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar për zgjedhjet e 22 tetori