Shfrytëzonte të miturat për prostitucion, arrestohet autori

05.01.2017 13:44:47

Policia e Durrësit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gentian Gaxha 37 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi I tij u bë pasi Gaxha u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion tre shtetase të mitura me iniciale S.P. 17 vjeçe, B.A. 17 vjeçe dhe K.Xh. 17 vjeçe, banuese në Durrës, kundrejt pagesës.

Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej shtetaseve të mësipërme, konkretisht K.Xh. 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije më shumë detaje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shfrytëzimi I prostitucionit”dhe”Prostitucioni”.