Shifrat e fundit nga Covid-19/ Mbi 2.4 milionë të infektuar në gjithë botën, 165 mijë viktima

20.04.2020 08:52:46

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 165,093.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 40,565 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 23,660 viktima, Spanja me 20,453, Franca me 19,718 dhe Britania me 16,060.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.

Në Shqipëri janë shënuar 26 viktima dhe janë infektuar 562 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani, 625,419 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,5 milion raste aktive që presin të shërohen.