Kjo javë, në disa vende evropiane ka nisur me hapa prove për lehtësimin e masave strikte, të marra për ndalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Dita e hënë ka nisur me lehtësime në Gjermani, shkruan BCC. Kjo e fundit shton se ditën e sotme në këtë shtet do të lejohen të happen dyqane të vogla dhe shkollat do të rifillojnë për ato klasa që kanë provime të diplomimit.
Javën e kaluar Berlini tha që niveli i infeksionit ishte ngadalësuar dhe se shpërthimi ishte nën kontroll – ndërsa paralajmëroi se njerëzit duhej të ishin vigjilentë për të shmangur një valë të dytë të infeksioneve.
Këtë të hënë edhe Polonia do të rihapë parqet dhe pjesën e pyjeve që janë të vizitueshme.
BBC shkruan se edhe në Norvegji, shkollat e çerdhet do të rihapin dyert e tyre për fëmijët.
Republika Çeke do të lejojë tregjet e hapura të tregtisë dhe në Shqipëri, industritë e minierave dhe naftës mund të veprojë përsëri.
Sidoqoftë, Spanja, e cila ka qenë një nga vendet poroblematike për rastet e koronavirusit, dhe Franca kanë vendosur që të dy të lehtesojne masat më vonë, duke shtyrë kufizimet edhe për disa javë të tjera.








































