SHIRAT SHKATËRROJNË AUTOSTRADËN PRISHTINË – TIRANË

01.12.2017 22:21:00

Prej disa orësh kalimi në autostradën Fushë Krujë – Milot është bërë e paqarkullueshme.

Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme dhe makinat janë bllokuar. Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe andej me probleme. Vargu i makinave është i gjatë, ndërsa aty ka shkuar policia për zhbllokimin e situatës.