Shkatërrohet banda shqiptaro-boshnjake, 8 milion € drogë të sekuestruara

27.11.2016 18:01:51

Methamphetamine, kokainë dhe marijuanë me vlerë 8 milion euro është sekuestruar dhe 19 persona janë vënë në pranga, në kuadër të një hetimi të përbashkët mes autoriteteve gjermane, ato të Republikës Çeke dhe austriake.

Të tre shtete kanë bashkëpunuar për nëntë muaj për të shkatërruar një bandë boshnjako-shqiptare, që merrej me prodhimin e drogës së llojit methamphetamine, si dhe të llojeve të tjera, në laboratorë të jashtëligjshëm, raportojnë sot mediat autriake. Nga Çekia, droga kalohej në Austri e më pas në Gjermani.

Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milion euro.

Në Çeki, hetuesit kanë zbuluar edhe dy laboratorë droge, ku kanë sekuestruar 20 kg methamphetamine dhe 90 kg përzierës. Në Holandë, gjithashtu, është gjetur një tjetër laborator i së njëjtës bandë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, banda prodhonte 50 deri në 100 kg methamphetamine për çdo javë.