Shkatërrohet grupi që klononte kartat bankare

16.03.2017 18:20:07

Arrestohen shtatë persona në Prishtinë si të dyshuar për ‘hyrje në sistem kompjuterik’ dhe ‘klonim të kartelave bankare’

Policia dhe Prokuroria e Prishtinsë, pas hetimeve intensive të kryera për një kohë të gjatë, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me kryerjen e veprave penale, të hyrjes në sisteme kompjuterike, klonim dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë pika), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar.

Si vazhdimësi e këtij operacioni policor janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

 

·        R. D.                     lindur  me 1998                   kosovar/shqiptar

·        F. XH.                   lindur  me 1996                   kosovar/shqiptar

·        E. A.                     lindur  me 1991                   kosovar/shqiptar

·        SH. J.                    lindur  me 1987                   kosovar/shqiptar

·        SH. J.                    lindur  me 1990                   kosovar/shqiptar

·        O. Z.                     lindur  me 1995                   kosovar/shqiptar

·         V. H.                    lindur  me 1981                   kosovar/shqiptar

 

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

1 pajisje për klonim të kartelave bankare
27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara
6 kompjuterë
11 telefona celularë
9 lap top
1 IPAD
7 USB
1 DVR
4 armë kalibrash të ndryshme
37 fishekë
4 hard disqe
8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.