Grupi i miqësisë Kosovë – Zvicër u takua me ambasadorin Jean-Hubert Lebet dhe zv.Ambasadoren Anita Schluchter Roth

16.03.2017 18:23:09

Ky takim u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, e ishin të pranishëm deputetë të Kuendit të Kosovës, të cilët u interesauan për çështje të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe, për liberalizimin e vizave, për pensionet e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.

Deputeti Salih Morina, në një postim në facebook, po ashtu ka njoftuar se është biseduar edhe për çështje të punësimit sezonal, për çështje të rinisë, kulturës, sportit, armsimit etj.

“Sot në Kuvendin e Kosovës, Deputete e Grupit të miqesis për Zvicer u takuam me Ambasadorin Jean-Hubert Lebet dhe zv.Ambasadoren Anita Schluchter Roth.
Në këtë takim biseduam për:
Bashkpunimin mes dy Parlamenteve,
Liberalizimin e vizave,
Qështjen e pensioneve për bashkëatdhetaret që kanë punuar në Zvicer,
Punsimet sezional, dhe qeshtjën për Arsim Kultur Rini dhe Sport.
Falendërojme Shtetin e Zvicres dhe i jemi mirnjohes për ndihmen që i kanë dhënë vendit tonë në të gjitha periudhatë.

Respekt për Shtetin mik Zvicran !

S.M! – thuhet në postimin e deputetit salih Morina