Plas sherri në Sarajevë: Rama largohet si frikacak, braktis homologun kosovar

16.03.2017 18:32:49

 

Gazeta serbe “Blic” shkruan se në darkën mes tyre pati një përplasje verbale mes Mustafës dhe Vuçiçit. Kjo për shkak se Kryeministri i Kosovës nënshkroi një pr/ligj që synon shtetëzimin e pronave të ish-Jugosllavisë.

Siaps Blic, Vuçiç iu drejtua Mustafës duke i thënë: “Çfarë po ndodh me grabitjen e pronave serbe në Kosovë? Ti ke ardhur vetëm apo me ndihmën e dikujt tjetër”?

Pas këtij momenti, situata ka qenë e tensionuar gjatë gjithë darkës, por pavarësisht debatit askush nuk u largua nga darka.

Ndërkohë nuk ka informacione rreth rolit të Kryeministrit Edi Rama, i cili sikurse shihet në foto është ulur në krah të Kryeministrit serb dhe përballë tyre në cepin tjetër të tavolinës ishte ulur Kryeministri i Kosovës. Nuk dihet nëse Rama ka ndërhyrë në debatin Mustafa-Vuçiç.

Të pranishmit e tjerë në darkë kanë qenë ambasadorët e Shqipërisë dhe të Serbisë dhe ministri serb i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë.

Kryeministri Rama do të duhet të shpjegojë se çfarë ndodhi në darkën “sekrete” në Sarajevë dhe nëse mbështeti homologun kosovar.