Shkodra kundër përdhunuesve, studentët bllokojnë komisariatin

13.02.2019 11:45:12

r5dRasti i përdhunimit të një 13-vjeçare në Kavajë, pas publikimit të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha mori “dhen” dhe krijoi përplasje të klasës politike, por ka shërbyer që shumë raste të tjera abuzimi apo ngacmimesh seksuale në Shqipëri të bëhen publike.

Vetëm pak ditë pas ngjarjes së Kavajës, një nënë nga Gruemira e Malësisë së Madhe denoncoi shefin e policisë Behran Bajrakurti se kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15-vjeçare, duke i dërguar edhe video të turpshme.

Denoncimi çoi në arrestimin e policit, për të cilin Gazeta Shqip posedon të tjera video pornografike, teksa duket se ka shfrytëzuar detyrën për të kryer marrëdhënie seksuale më të tjera femra, madje edhe të martuara.

Por, përveç historisë së turpshme të këtij efektivi, Shkodra u trondit sërish dje nga një rast i ngjashëm. Sërish ish-kryeministri Berisha publikoi denoncimin e studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi” se një efektiv i FNSH-së ngacmonte shoqen e tyre në fakultet.