Shkoi për tu larë, mbytet 19-vjeçari në Roskovec

14.05.2017 16:15:47

Një person ka humbur jetën sot në ujërat e liqenit të Kurjanit në Roskovec.

Sipas policisë, rreth orës 14:00, shtetasi S.Sh,19 vjeç, banues në fshatin Vidhisht ka shkuar për tu larë dhe është mbytur në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.