Shkojnë për ta arrestuar si i dyshuar për plaçkitje, por shikoni si e pësojnë keq policia ruse (Video, +16)

27.12.2016 22:40:32

Arrestimi i një të dyshuari për vjedhje në Moskë, i kushtoi shtrenjtë policisë të cilët u detyruan të përdorin armët.

Kamerat e sigurisë të instaluara në kulmin e një ndërtese në rrugën Elninskaj, kanë filmuar momentin kur tre inspektorë dhe dy policë të uniformuar, shfaqen para dyerve të Kiril Lunjkovit i dyshuar për plaçkitjen e një palestre fitnesi, transmeton Telegrafi.

Por tentim-arrestimi nuk u shkoi siç e kishin menduar, pasi që i dyshuari filloi të gjuaj me revole në drejtim të policisë, kurse në video mund të shihen se si policët e plagosur largohen nga ndërtesa.

Katër prej tyre janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa njërit i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes.

Për t’i ndihmuar në largimin nga ndërtesa ishin shfaqur forca të shumta, derisa Kiril që ishte bllokuar në apartamentin e tij kishte marrë peng një fqinje të vet, por pas disa orëve i dyshuari ka kryer vetëvrasje.