Shkollat në grevë nga 14 janari

10.01.2019 17:09:09

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që ta shpallë grevën e përgjithshme në arsim, që do të nisë nga 14 janari, ditë e hënë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Gjatë kësaj mbledhje përfaqësuesit e sindikatës nga të gjitha komunat e Kosovës janë shprehur të vendosur që të futen në grevë.

“Pas deklarimeve qe i kanë dhënë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve arsimore, nga çerdhet e deri në universitet kanë prezantuar gjendjen e mësimdhënësve e punëtoreve të tjerë të arsimit dhe kanë vendosur që me 14 janar të filloj greva e përgjithshme”, ka thënë Jashari.