Shkrimtarja që parashikoi pandeminë: COVID-19 nuk do të ikë që me valën e parë, ja sa zgjat

08.05.2020 00:07:11

Laurie Garrett e kishte parashikuar pandeminë. Shkrimtarja amerikane shkroi librin “The Coming Plague”, e me të drejtë e ka marrë epitetin “profetja” e pandemisë së koronavirusit COVID-19. Garrett në bestsellerin e saj të vitit 1994 paralajmëroi për një pandemi që do të përhapej në botë, e po ashtu edhe në librat e mëvonshëm.

“Edhe pse tashmë po flitet për një ilaç kundër COVID-19, i njohur si Remdesivir, ajo tha se kjo nuk do të na ndihmojë të dalim nga kjo gjendje. Ne kemi nevojë për një kurë ose një vaksinë dhe jo ilaçe që vetëm të ndihmojnë aty për aty. COVID-19 do të mbetet një krizë për shumë më gjatë se kaq. Unë u kam thënë të gjithëve se kronologjia e ngjarjeve që unë parashikoj është afro 36 muaj, dhe kjo është në rastin më të mirë”, Garrett.

Shkrimtarja beson se COVID-19 do të kalojë në disa valë.

“Nuk do të jetë si një cunam që vjen në të gjithë Amerikën menjëherë dhe pastaj tërhiqet i gjithi menjëherë.”