Shokuese, video e re nga ISIS-i, fëmija vret një të burgosur

09.01.2017 16:21:28
Organizata terroriste, ISIS ka publikuar një video të re e cila tregon se si një fëmijë vret një të burgosur, anëtarë të PKK-së.

Në video shihet se si femja kalon në një fushë të mbushur plotë me topa plastik të ndarë në dysh, ndërsa në murin me tela shihet i burgosur i lodhur, transmeton lajmi.net.

Më pas një njeri i bënë gati fëmijës armën dhe i jep që ai të qëlloi mbi të burgosurin.

Videoja u shfaq pasi forcat irakiane morën kontrollin e urës në juge të Mosulit. Ky lajm është konfirmuar nga selia ushtarake  irakiane.