Shpejtim Bulliqi shkon në Merdare, i pret mërgimtarët me nga një shishe ujë

11.07.2021 15:25:01

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dalur në pikën kufitare në Merdare për t’i pritur mërgimtarët.

Bulliqi është kujdesur që atyre t’ua jap nga një shishe ujë.

“Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë̈ në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe iu ofruam nga një shishe me ujë. U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale”, ka shkruar Bulliqi.

Postimi i plotë:

Mirë se vini bashkatdhetarë
Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe iu ofruam nga një shishe me ujë. U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.
Mërgimtarëve tanë ju urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre, ata i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë. I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre.