Shpend Ahmetit mendon se kontejnerët dezinfektohen duke u hedhur uji

14.05.2018 16:57:45
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti mendon që kontejnerët dezinfektohen duke u lëshuar uji.

Në rrjetin social facebook të kryetarit Shpend Ahmeti janë publikuar disa fotografi, ku shihen disa punëtor të kompanisë “Pastrimi” duke u hedhur uji kontejnerëve. Larja me uji e kontejnerëve, sipas Ahmetit është dezinfektim.

“Kontejnerët dhe hapësirat përreth tyre, po pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht. Kësisoj, përmes kontratës për shërbime që kemi bërë me kompaninë “Pastrimi”, po kujdesemi për një mjedis sa më të pastër brenda kryeqytetit”, thuhet në një postim të kryetarit Ahmeti, transmeton lajmi.net.

Derisa kryetari i Prishtinës thotë se po kujdeset për pastërtinë e kontejnerëve, shumë rrugë të Prishtinës janë kthyer në pellgje të ujerave të zeza. Në rregën“Rexhep Luci”, tash e disa muaj ka shpërthyer kanalizimi.

Ndërkohë, para tri ditëve një qytetarë ka bërë një kërkesë në Komunën e Prishtinës për rregullimin e kanalizimit edhe në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Më poshtë mund të shihni fotografit: