Shpërthen bomba në minibus, të paktën 4 viktima dhe 11 të plagosur në Afganistan

30.05.2021 12:26:11

Të paktën 4 persona mbetën të vdekur dhe 11 të tjerë u plagosën për shkak të shpërthimit të një bombe në një minibus.

Ngjarja ka ndodhur në provincën veriore të Kapisas në Afganistan, ndërsa në minibus ndodheshin pedagogë dhe studentë.

Zëdhënësi i ministrisë provinciale Kapisa Shayeq Shoresh tha se bomba ishte vendosur me telekomandë.

Ndërkohë nga Ministria e Arsimit të lartë u raportua se të paktën dy nga viktimat ishin pedagogë në Universitetin Alberoni, ndërsa të plagosurit përfshinin dekanin e universitetit dhe disa studentë.