Shpërthen vullkani Etna, ‘mrekullia’ e tij u ndjek nga mijëra qytetarët italian

28.02.2017 15:31:37

Vullkani Etna, i cili është vullkani më aktiv në Evropa, ka filluar të nxjerrë llavë të hënën pasdite.

Llava nisi rreth orës 19:00, teksa u pa tym vullkani dhe derdhje llave nga jashtë. Shpërthimi ka ndodhur në kraterin juglindor, ajo u pa me sy nga qytetarët sicilian të Katanias dhe Taromina.

Video e publikuar në rrjetet sociale tregojnë se sa e ndritshme dhe e kuqe ishte llava që fluturoi në ajër. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe vullkanologjisë, shpërthimi aktualisht nuk rrezikon banorët përreth asaj zone.

Vullkani ka nikuar që aeroporti që ishte aferë të anulonte disa fluturime dhe disa të tjera të shtyheshin, transmeton lajmi.net.

Etna në Sicili është cdoherë në gjendje aktive, që do të thotë se shpesh ndryshon formën në krahasim me ndonjë vullkan tjetër.

Gjatë shpërthimit, poashtu janë evakuuar disa shkolla lokale.

c5vmtfvvuaaeft4 screenshot_4screenshot_3screenshot_2