Shpërthim në një traget në Francë, dyshohet për sulme terroriste

31.07.2016 13:36:21

Një traget u ankorua në një port francez, pasi pasagjerët kanë dëgjuar shpërthime. 77 pasagjerët e tragetit dhe stafi janë evakuuar, pasi ata dëgjuan shpërthime, përpara se të niseshin për udhëtim. Incidenti ka ndodhur në Joliete, në Marsejë, në orën 9.00 në Sardenja.

Franca ka shtuar personelin e policëve dhe të ushtarëve në porte, për shkak të frikës nga sulmet e ISIS-it. Forcat speciale mbërritën në vendin e ngjarjes, pasi është dhënë alarmi se anijet dhe tragetet mund të jenë në rrezik, raporton Sunday Express.

Një skuadër e specializuar, shoqëruar nga qenë nuhatës ka mbërritur gjithashtu në Joliete, për të zbardhur shkaqet e shpërthimeve. Një oficer policie ka thënë për mediat lokale se trageti ku thuhet se kanë ndodhur shpërthime, nuk ka rrjedhje.