Shpërthim në rafinerinë e naftës në Ballsh, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

11.11.2016 11:30:37

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, duke shkaktuar një të vdekur dhe 5 të plagosur.

Viktima eshte identifikuar si Shkelqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi. Prokurori i Fierit Shkelqim Sina ndodhet ne vendin e ngjarjes.

Ballsh 2Shpërthimi ka shkaktuar një zjarr të madh që rrezikon sektorin e reaktorëve. Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina, ndërsa në qendra e përpunimit të naftës është përfshirë nga një zjarr me përmasa të mëdha, i cili më pas është vënë nën kontroll nga autoritetet.

Shpërthimi ka ndodhur në repartin numër 3 dhe shkak sipas informacioneve të para dyshohet të jetë bërë shpërthimi i një valvule të pompës së hidrogjenit.

Ballsh 1“Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha, – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Fierit. – Nga shpërthimi ka humbur jeten Sh. Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll. Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje”.