Shpërthim në Turqi, tre policë të vdekur dhe tetë të plagosur

16.10.2016 13:48:24

Gjatë një operacioni të forcave të sigurisë në qarkun Shahinbey të qytetit Gaziantep të Turqisë, ndaj shtëpisë celulë të organizatës terroriste DEASH, terroristët të cilët kuptuan se do të arrestoheshin shpërthyen bombën duke kryer vetëvrasje, ndërsa kanë humbur jetën 3 policë.

Ekipet e Departamentit për Operacione Speciale të Drejtorisë së Policisë të cilët kanë marrë denoncim se në një shtëpi gjenden terroristët, mbyllën hyrjen dhe daljen nga rajoni me automjete të blinduara. Më pas me hyrjen e ekipeve në shtëpinë e përcaktuar pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH shpërthyen bombën duke kryer vetëvrasje.

Prefekti i qytetit Gaziantep, Ali Yerlikaya, duke shkuar në vendngjarjen mori informacione nga zyrtarët për operacionin.

Prefekti Yerlikaya, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, duke theksuar se për një kohë janë duke marrë denoncim se do të bëhet sulm vetëvrasës kundrejt Shoqatës Kulturore të Alevive, tha se gjatë punimeve të ekipeve kundrejt këtij denoncimi është përcaktuar shtëpia celulë e organizatës terroriste DEASH.

“Fatkeqësisht 3 policët tanë u vranë, ndërsa u plagosën 8 të tjerë, 4 prej të cilëve sirianë”, tha prefekti Yerlikaya.

Yerlikaya theksoi se do të vazhdojnë me një vendosmëri të madhe punimet e tyre kundër organizatave terroriste DEASH, PKK dhe FETO për qetësinë dhe paqen e qytetit.