Trumpët kapën ‘mat’ duke i shikuar votat e bashkëshorteve (Foto)

09.11.2016 00:04:51

Sot gjatë votimit Donald Trump e shikoi ‘fshehurazi’ bashkëshorten e tij, Melani duke votuar.

Pas këtij ‘incidenti’ pati shumë reagime nga publiku, disa prej tyre thanë se “Trump nuk i beson bashkëshortes së tij”, pasi ai kapet mat duke u zgjatur dhe duke e shikuar atë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, kjo komedi nuk mbaroj me aq pasi shumë media raportuan se edhe djali i tij Eric gjatë votimit shikoi bashkëshorten e tij ‘fshehurazi’ duke votuar.

Të dy janë fotografuar në pozicione të ngjashme.

Ndryshe, sot Eric në Twitter ka publikuar votën e tij nga vendi i votimit, një gjë e tillë është e jashtëligjshme, ai më pas e ka fshirë.

f3_1478643939-5436346 f2_1478643936-5430284 f1_1478643933-6223022