Turqia arreston 29 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

07.07.2017 21:17:28

Disa aparate elektronike dhe një armë janë sekuestruar

Policia turke arrestoi sot 29 anëtarë të dyshuar të grupit të të ashtuquajturit Shteti Islamik, të cilët po përgatitnin një atentat.

“Mes të dyshuarve të arrestuar gjatë disa operacioneve të ngjashme bëjnë pjesë 22 shtetas të huaj”, theksoi agjencia turke e lajmeve “Dogan”, duke shtuar se disa aparate elektronike dhe një armë ishin sekuestruar.

Sipas të përditshmes “Hurriyet”, 29 personat e arrestuar, disa prej të cilëve kishin luftuar në zonat e konflikteve, bënin pjesë në të njëjtën celulë që po përgatitej të kryente një atentat.