Shpërthimi në Stamboll, 13 të vdekur

10.12.2016 22:55:41

Nga shpërthimi jashtë stadiumit të Klubit Futbollistik Beshiktash, në Stamboll të Turqisë kanë mbetur 13 persona të vdekur, raporton Retuers duke u bazuar në burimet e veta brenda organeve të sigurisë.

“Shpërthimi jashtë stadiumit të futbollit në Stamboll ka lënë të vdekur së paku 13 persona, sipas burimeve të sigurisë”, shkruan Reuters.

Pak minuta me parë, ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist.

“Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”.

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena”, që ka lënë së paku 20 persona të lënduar, ndërsa raportohet se shumë prej të lënduarve janë policë.