Shqipëri/ Arrijnë edhe 25 mijë vaksina ruse në Shqipëri

30.04.2021 13:16:55

Një ngarkesë prej 25 mijë dozash të tjera të vaksinës ruse antiCOVID, Sputnik, kanë mbërritur në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të vazhdojë.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda Majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, deri tani në Shqipëri janë vaksinuar mbi 450 mijë persona