Shqipëri/ Debat në Parlament për Teatrin/ Gjoni: Zemërim popullor, të hetohet, Balla: Ore djalë, mos bëj…

21.05.2020 09:52:21

Prishja e Teatrit Kombëtar ndez debatet në Parlamentin shqiptar. Seanca e sotme ka nisur tejet i ashpër, pasi që në fillim deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka kërkuar gjatë fjalës së tij që të krijohet një komision hetimor parlamentar për të prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Unë kërkoj pezullimin e  seancës, të mblidhen krerët e grupeve parlamentare dhe të vendoset ngritja e një komisioni hetimor parlamentar, për të marrë në konsideratë të gjitha faktet dhe palët, për të marrë në konsideratë këtë ngjarje që ka shkaktuar pakënaqësi popullore. Të kemi një hetim, nëse nuk ka këllqe që një njeri ta ta drejtojë, unë vetë ofrohem”, theksoi Gjoni.

Ndërsa kjo deklaratë u shoqërua me jo pak debate në sallë.  “Mos qesh Taulant se do të përballesh me revoltën popullore, nuk mundet që dikush në emër të mullarëve të kafshëve të më japë dikush këtu një mendim”, tha Gjoni.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kujtuar atij rregulloren e Parlamentit, si dhe ka bërë ironi me deputetin e opozitës. ” Në përgjigje të kërkesës së deputetit, Ralf Gjoni, Balla e ka komentuar me ironi duke thënë “që duhet të bëjë letrat”. Duke e quajtur “djalë”, Balla shkruan se procedura duhet të bëhet me shkrim, siç e kërkon rregullorja.

“Nuk është mirë që të vijnë më Kuvend që të luajmë Teatër për teatër. Nuk mund të bësh sikur të dhemb shpirti për Teatrin, bëni propozimet, bëj letrat djalë. Mëso që procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. Kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita për interpelancë “, tha Balla.

Më tej duke e cilësuar me shprehjen djalë, Balla theksoi se “Gjoni të mos bëjë se sikur i dhemb shpirti për Teatrin, se ndryshe flet në kafe dhe ndryshe flet në seancë”. “Nuk mund të lash duart dhe të bësh se sikur të bësh se të dhemb shpirti për teatrin, merr përsipër dhe bëj propzoimet, prandaj bëj letrat djalë. Procedura është e përcaktuar ndaj çdo nisme. Se s”mund të flasësh vetëm tre minuta për këtë punë dhe e mbyll. Flet ndryshe në kafe dhe ndryshe në sallë, qetësohu ore djalë”, u shpreh Balla.