Shqipëri/ Edi Rama:“Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave”

29.06.2018 11:15:36

Gjatë një takimi me strukturat e integrimit në MEPJ, kryeministri Rama ka përshëndetur vendimin e vendeve anëtare për Këshillit të Europës për të vijuar “turin përgatotor” me Shqipërisë për hapjen e negociatave në qershor 2019.

“Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave në këtë fazë. Dy orë para marrjes përgjigjes përfundimtare nuk kishte vendim për shkak të dinamikës së brendshme të bisedimeve, ku 25 vende u vendosën në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të tyre dhe 3 vende të tjera ishin në pozicion të ndryshëm që ne kemi dëgjuar në vijimësi, – tha Rama. – Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do na duhej një tur përgatitor si në rastin aktual. Çelja e tyre është përcaktuar pas 12 muajsh, por komisioni ka nisur procesin përgatitor dhe këtu hyn mirëkuptimi ynë për vendet evropiane që në fillim të zgjidhin problemin me veten”.

Rama tha se reformat e përcaktuara nga Këshilli Europian do vijojnë të zbatohen dhe të thellohen edhe më shumë. “Nuk do humbim kohë, do thellojmë reformat e nisura në vend. Reforma në drejtësi ka qenë unikale, ka qenë një reformë radikale me kosto jo të vogla, që ne rrezikuam koalicionin qeverisës dhe nga ana tjetër është një shembull, ndoshta jo paralel, për rëndësinë që ka Europa për këtë territor, është fakti që fqinjët tanë Maqedonia ndryshuan emrin, e pranuan një gjë të tillë. Europa nuk ka vënë asnjë kusht, thjesht ka thënë që duhet mbyllur procesi që ka nisur në këtë fazë. Më vjen të qesh kur dëgjoj se ka vënë kushte të tilla”, – shtoi Rama mes të tjerash.